Ana səhifə

Vendim nr. 9, datë 2010 PËr miratimin e rregullores “PËr kategorizimin e burimeve radioaktive


Yüklə 41.63 Kb.
tarix09.05.2016
ölçüsü41.63 Kb.
VENDIM

Nr.9, datë 7.1.2010
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË FUNKSION TË MBROJTJES NGA RREZATIMET, PËR

SIGURINË DHE SIGURIMIN E BURIMEVE TË RREZATIMIT JONIZUES”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për

mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i

Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullores “Për kategorizimin e burimeve radioaktive në Republikën e

Shqipërisë në funksion të mbrojtjes nga rrezatimet, për sigurinë dhe sigurimin e burimeve të rrezatimit

jonizues”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e

këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

PËR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

NË FUNKSION TË MBROJTJES NGA RREZATIMET, PËR SIGURINË DHE SIGURIMIN E

BURIMEVE TË RREZATIMIT JONIZUES


1. Objekti i rregullores

Objektivi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i një sistemi logjik të thjeshtë për kategorizimin e

materialeve radioaktive, bazuar në rrezikun e tyre potencial ndaj shëndetit. Kategorizimi i burimeve

bazuar në riskun, aktivitetin dhe praktikën e punës me to, është një domosdoshmëri për plotësimin e

kushteve të sigurisë dhe sigurimit.

2. Elemente bazë për vlerësimin e kategorizimit

Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, bazuar në dokumente të ANEA-s, ka arritur të krijojë një

sistem, i cili i shpërndan burimet në pesë kategori duke marrë në konsideratë këto elemente bazë:

- Sistemin e licencimit;

- Masat e sigurimit fizik;

- Regjistrin kombëtar të burimeve radioaktive;

- Kontrollin e import-eksporteve të burimeve radioaktive;

- Etiketimin e burimeve radioaktive me aktivitet të madh;

- Planin e emergjencave;

- Prioritetin për vënien në kontroll të burimeve me status të dyshimtë;

- Komunikimin me publikun.

3. Efektet e materialeve radioaktive sipas kategorive

- Kategoria 1 e burimeve, nëse nuk është menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është mbrojtur

në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi që i përdor ose ka qenë në

kontakt me to, për më shumë se disa minuta. Do të ishte me pasoja vdekjeprurëse qëndrimi afër një sasie

materiali të pambrojtur për një periudhë nga disa minuta deri në një orë. Këto burime përdoren

veçanërisht në praktika të tilla, si gjeneratorët me burim radioaktiv, rrezatuesit e fuqishëm dhe burimet e

radioterapisë.

- Kategoria 2 e burimeve, nëse nuk është menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është mbrojtur

në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi, që i mban ose ka qenë në

kontakt me to për një kohë relativisht të shkurtër (minuta deri në disa orë). Do të ishte me pasoja

vdekjeprurëse qëndrimi afër një sasie materiali radioaktiv të pambrojtur për një periudhë nga disa orë

deri në disa ditë. Këto burime përdoren veçanërisht në praktika të tilla, si radiografia industriale gama,

brakiterapia me fuqi doze të lartë dhe me fuqi doze të mesme.

- Kategoria 3 e burimeve, nëse nuk është e menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është

mbrojtur në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi, që i mban ose ka

qenë në kontakt me to për më shumë se disa orë. Do të ishte me pasoja vdekjeprurëse, ndonëse me

mundësi të pakta, qëndrimi afër një sasie materiali radioaktiv të pambrojtur për një periudhë nga disa ditë

në disa javë. Këto burime përdoren veçanërisht në praktika të tilla, si sondat fikse industriale që kanë

burime me aktivitet të lartë (si p.sh. në nivelmatësat, sondat e konvejerëve, trashësimatësat) dhe kontrolli

i puseve të shpimit.

Në kategoritë 4 dhe 5 përfshihen burime me risk të ulët, krahasuar me tri kategoritë e

mësipërme.

4. Kategorizimi i materialeve radioaktive

Kategorizimi i burimeve bazohet në raportin A/D, ku “A” është aktiviteti i burimit, ndërsa “D”

është një faktor që quhet faktori i rrezikut dhe përcaktohet bazuar në faktorin e transferimit linear të

energjisë së rrezatimit TLE. Përcaktimi bëhet mbi bazën e tabelës 1, vlerat e “D”-së jepen në tabelën 2.

Tabela 1
Kategoria

1
Praktikat e përdorimit

Gjenerator termoelektrik me radioizotope

Rrezatime

Teleterapi

Fikse dhe multi bem teleterapi

>=1000
A/D

2
3

4

Gamma radiografi industriale



Brakiterapi me nivel të mesëm dhe të lartë doze

Deduktuesit industrialë fiks

Deduktus niveli

Numërues

Deduktues në puse

Brakiterapi me nivel të ulët doze (përjashtuar burimet e

implantuara)

Deduktues trashësie dhe niveli

Deduktues portabël

Përcaktimi i densitetit të kockave

Eliminuesit e ngarkesave

1000>=A/D>=10


10>=AD>=1

1>=A/D>=0.01

5

Brakiterapi me nivel të ulët doze (përfshi burimet e 0.001>=A/D>=përjashtimet/D



implantuara)

Fluoreshenca me rreze x

Pajisje për kapjen e elektroneve

Spektroskopinë Mossbauer

Tomografia me emision pozitronesh
Burimet me periodë gjysmëzbërthimi të vogël, të cilat përdoren në mjekësinë bërthamore, si Tc-

99 ose I-131, mund të përfshihen në kategorizim dhe inventar, por kjo duhet të shihet rast pas rasti (ose

përjashtohen).

Praktikat, të cilat përfshijnë grupimin e disa burimeve në një zonë ku ato qëndrojnë së bashku, si

në ruajtje dhe në transport mund të konsiderohen si një burim i vetëm. Në këtë rast përcaktimi i

kategorisë do të bëhet:

A/D=Σn (ΣiAi,n)/D n
Ku “Ai,n” është aktiviteti për çdo burim “i”, të radionuklidit “n” dhe “Dn” është vlera e “D”

për çdo radionuklid.

Faktori i rrezikut “D” i referohet kritereve të mëposhtme të dozës.

1. “1Gy” në palcën e kockave ose “6 Gy” në mushkëri prej një rrezatimi të ulët TLE (faktori i

transformimit linear të energjisë), i marrë nga një organ, në 2 ditë.

2. “25 Gy” në mushkëri nga përthithja prej një rrezatimi të lartë TLE në 1 vit.

3. “5 Gy” në tiroide e përthithur nga organi, në 2 ditë.

4. Për një burim në kontakt me indin e butë, një dozë më shumë se 25 Gy në thellësi.

a-2 cm për pjesët kryesore të trupit,

b-1 cm për duart.

5. Për një burim, i cili konsiderohet shumë i madh për t’u mbajtur, 1 Gy në palcën e kockave në

100 orë nga një burim në dhomë në distancë 1 m.

Tabela 2
Radionuklidi
1000*D
10*D
D
0.01*D

TBq


Ci

TBq


Ci

TBq


Ci TBq

Ci

Am-241



Am241/Be

Au-198


Cd-109

6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02

6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02

2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02

2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00

Cf-252 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E-00 2.E-02 5.E-01 2.E-04 5.E-03

Cm-244

Co-57


Co-60

Cs-137


Fe-55

Gd-153


Ge-68

H-3


I-125

I-131


Ir-192

Kr-85


Mo-99

Ni-63


P-32

Pd-103


Pm-147

Po-210


Pu-238

Pu-239/Be

Ra-226

Ru-106(Rh-



106)

Se-75


5.E+01 1.E+03 5.E-01 1.E+01 5.E-02 1.E+00 5.E-04 1.E-02

7.E+02 2.E+04 7.E+00 2.E+02 7.E-01 2.E+01 7.E-03 2.E-01

3.E+01 8.E+02 3.E-01 8.E+00 3.E-02 8.E-01 3.E-04 8.E-03

1.E+02 3.E+03 1.E+00 3.E+01 1.E-01 3.E+00 1.E-03 3.E-02

8.E+05 2.E+07 8.E+03 2.E+05 8.E+02 2.E+04 8.E+00 2.E+02

1.E+03 3.E+04 1.E+01 3.E+02 1.E+00 3.E+01 1.E-02 3.E-01

7.E+01 2.E+03 7.E-01 2.E+01 7.E-02 2.E+00 7.E-04 2.E-02

2.E+06 5.E+07 2.E+04 5.E+05 2.E+03 5.E+04 2.E+01 5.E+02

2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02

2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02

8.E+01 2.E+03 8.E-01 2.E+01 8.E-02 2.E+00 8.E-04 2.E-02

3.E+04 8.E+05 3.E+02 8.E+03 3.E+01 8.E+02 3.E-01 8.E+00

3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02

6.E+04 2.E+06 6.E+02 2.E+04 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01

1.E+04 3.E+05 1.E+02 3.E+03 1.E+01 3.E+02 1.E-01 3.E+00

9.E+04 2.E+06 9.E+02 2.E+04 9.E+01 2.E+03 9.E-01 2.E+01

4.E+04 1.E+06 4.E+02 1.E+04 4.E+01 1.E+03 4.E-01 1.E+01

6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02

6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02

6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02

4.E+01 1.E+03 4.E-01 1.E+01 4.E-02 1.E+00 4.E-04 1.E-02

3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02


2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02

2Sr-90(Y-90) 1.E+03 3.E+04 1.E+01 3.E+02 1.E+00 3.E+01 1.E-02 3.E-01

Tc-99

TI-204


7.E+02 2.E+04 7.E+00 2.E+02 7.E-01 2.E+01 7.E-03 2.E-01

2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00

Tm-170 2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03

2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00



Yb-169

3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət