Ana səhifə

Vendim nr 10,date 2010


Yüklə 66.81 Kb.
tarix09.05.2016
ölçüsü66.81 Kb.





VENDIM

Nr 10,date 7.1.2010
PER MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", të ndryshuar, dhe të nenit 5, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë,  Këshilli i Ministrave



 

V E N D O S I :

 

1. Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.



 

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

RREGULLORE

PER LICENSIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TE RREZATIMEVE JONIZUESE.




1. Objekti i rregullores
Në zbatim të Ligjit Nr 8025, datë 09.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese",i ndryshuar, kjo rregullore përcakton:
a) procedurat e licensimit të personave fizikë dhe juridikë që është subjekt i ligjit sipas nenit 3 të Ligjit Nr 8025, datë 09.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese",i ndryshuar

b) kriteret e posacme që duhet të plotësojnë këto subjekte

c) afatet e shqyrtimit apo vendim marjes se licences:

d)procedurat e revokimit;



e)mënyrën e inspektimit dhe kontrollit të zbatmit të akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me rrezatimin nga ana e subjekteve të licensuara.

2. Përjashtimet
Përjashtohen ose nuk përfshihen fare nga detyrimet e kesaj rregulloreje praktikat dhe burimet sic përcaktohen në listën e miratuar nga Komisioni i Mrojtjes nga Rrezatimi (KMR).

3. Licensimi


  • Cdo person juridik ose fizik që ushtron veprimtaritë e përcaktuara në nenin 3 të ligjit 8025, datë 09.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese",i ndryshuar është i detyruar të pajiset me license nga KMR ose të regjistrohet pranë Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimet sipas formulareve të miratuara nga KMR.

  • Kriteret bazë mbi të cilin mbeshtetet aplikimi për licensë janë sigurimi, siguria dhe mbrotja nga rrezatimet sipas farmulareve bashkengjitur kesaj regulloreje.Per paisjen me license per te ushtruar veprimtarite e mesiperme subjekti duhet te permbush kriteret e posacme si me poshte

  • Pershtatshmeria e njohurive dhe e exsperiencesse personelit ne mbrojtjen nga rezatimet ,sigurine dhe sigurimin.

  • Pershtatshmeria fiziko-shendetesore e personelit.

  • Siguria dhe Sigurimi nga rrezatimi jonizues.

  • Justifikimi ,optimizimi dhe kufizimi i dozave.




  • Siguria e origjines,transportit ,perdorimit dhe trajtimit te burimit ne fund te jetes dhe ose veprimtarise .

  • Pershtatshmeria e paisjeve ,teknologjise dhe mjediseve me standartet e sherbimit .

  • Pershtatshmeria e rregullave per pune te sigurt per veprimtari normale, si dhe ne raste emergjencash.

  • Per marrjen e licences subjekti duhet ti drejtohet KMR –se per aplikim jo me vone se 90 dite pune perpara parashikimit per fillimin e veprimtarise Kerkesa behet nepermjet aplikimit per licence ne ZMR.




  • Nëpërmjet inspektorëve të saj KMR bën shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur, kërkon dokumente shtesë kur është e nevojshme dhe njëkohësisht bëhet verifikimi i të dhënave dhe lëshohet një dokument vlerësimi nga ana e inspektoreve të Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, i cili merr në konsiderate mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin. KMR miraton procedurat e verifikimit të aplikimit.

  • Pas vleresimit nga ZMR dërgohet në KMR për miratim. Ekspertiza në lidhje me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin realizohet nga përdoruesit persona fizik e juridik me mbeshtetjen e ekspertëve në këto fusha(të njohur nga ana e KMR) , por gjithmone mbetet përgjegjësi e plotë e aplikantit mbrojtja nga rrezatimet, siguria dhe sigurimi.

  • Në rastin e ndërtimit me faza të një praktike e cila përfshin aktivitetet e përshkruara në nenin 3 të ligjit bëhet miratimi paraprak për plotësimin e mëtejshëm të aplikimit.

  • Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të aplikimit jo më vonë se 90 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit dhe njofton me shkrim përdoruesin.

  • Për cdo përdorues mbahet një dosje e cila në rastin e rinovimit plotësohet me elementet shtesë dhe kërkesat e KMR-së. Ngarkohet ZMR për plotesimin dhe mirmbajtjen e arkivit të dosjeve tij.

  • ZMR –ja pas miratimit te licencesnga KMR-ja ,pergatit licencen per subjektin perkates sipas formatit te miratuar nga KMR-ja

  • Procedurat e vleresimit te aplikimit per licencemiratohen me vendim te KMR-se.


4. Afati i vlefshmerise se licences.

Licensa jepet për një periudhe 5 vjecare. Pas kalimit të këtij afati ajo bëhet e pavlefshme.

Të paktën dy muaj përpara mbarimit të afatit të licensës përdoruesi është i detyruar të njoftojë me shkrim KMR për pushimin ose mbylljen e aktivitetit. Në cdo rast përdoruesi është i detyruar të zbatojë procedurat për mbylljen e aktivitetit duke marrë të gjitha masat për likujdimin e ndonjë kontaminimi të mundshëm radiaoktiv ose masa të tjera që sigurojnë ambjentin dhe publikun.

Në se mbajtësi i saj kërkon rinovimin e licensës, KMR vepron sipas procedurës së përshkruar ne piken 3 te kesaj rregulloreje . Personat fizik ose juridik duhet të njoftojnë ZMR per cdo ndryshim,modifikim eventual te veprimtarise qe ata kryejne ose burimeve sic eshte parashikura ne license per nje afat dy muaj perpara ndryshimit .Shtesat e burimeve radioaktive ne license brenda kategoris behen vetem me ndryshimin e shtojces per burimet duke njoftuar dhe me miratimin nga ZMR-ja.


Në rastin kur Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet arrin në përfundimin se si rezultat i ushtrimit të një veprimtarie që përmbahet në Nenin 3 të ligjit krijohet rrezik për shëndetin e punonjësve, të popullatës ose për dëmtimin e mjedisit, refuzon dhënien e licensës personit fizik ose juridik që e kërkon atë ose kur veprimtaria është e licensuar, i heq atij licensën .
5. Inspektimi
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet nëpërmjet inspektoreve kontrollon zbatimin e dispozitave që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimet sigurinë dhe sigurimin të gjitha veprimtarive të licensuara. Inspektorët pajisen me fletënjohje lëshuar nga ky Komision. Statusin e inspektorit të mbrojtjes nga rrezatimet e përfitojne për shkak të detyrës punonjësit e Zyrës se Mbrojtjes nga Rrezatimet .

6. Detyrat e inspektorëve

Inspektorët e ZMR kanë për detyrë :

1-Të inspektojnë dhe kontrollojnë cdo pajisje me lëndë radioaktive ose pajisje tjetër rrezatuese (aparate Rontgeni etj.) dhe cdo objekt që dyshohet se ka lëndë radioaktive ose është pajisje rrezatuese, si dhe të kryejnë ekzaminime të tjera bazë për t’u siguruar që masat mbrojtëse nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin janë zbatuar plotësisht.


  1. Të kërkojnë nga personat që ushtrojnë veprimtari të licensuar sipas Nenit 1 të kësaj regulloreje , dokumenta dhe regjistra që lidhen me veprimtarinë e ushtruar si dhe të kërkojnë informacione lidhur me përmbajtjen e këtyre dokumentave.

  2. Kanë të drejtë të pyesin dhe të kërkojnë shpjegime mbi ushtrimin e praktikës dhe përdorimin e burimeve. Inspektoret kanë të drejtë të marrin kopje ose ekstrakte nga këto dokumenta.Inspektorët duhet të ruajnë konfidencialitetin e materialeve dhe biznesit.Materialet depozitohen në dosjen përkatëse në ZMR.



7. Veprimet e inspektoreve kur i licensuari paraqet rrezikshmeri
Në rastin kur inspektorët në bazë të rezultateve të kontrollit, arrijnë në përfundimin se një veprimtari ndonëse e licensuar paraqet rrezik për punonjësit, publikun ose për mjedisin, ata kanë të drejtë të kryejnë këto veprime:
a) Të vendosin nën kontroll dhe ruajtje të gjitha pajisjet që përfshihen në veprimtarinë që paraqet rrezik.

b) Të pezullojnë përkohësisht punën e të gjitha pajisjeve dhe aparaturave.

c) Të urdhërojnë marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e ndotjeve radioaktive nga pajisjet, vendet e punës ose nga objektet e tjera të ndotura dhe cdo lloj mase tjetër që lidhet me sigurinë dhe sigurimin.
8. Të drejat e inspektorëve
Gjatë ushtrimit të detyrave që parashikohen në pikat 6 dhe 7, inspektorët

kanë të drejtë:

a) Të hyjnë në cdo kohë të përshtatshme në vendet ku kryhen veprimtari të parashikuara në Nenin 3 të ligjit 8025, datë 09.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese",i ndryshuar ose në vende që dyshohen se kryejnë veprimtari të tilla.

b) Të urdhërojnë personat juridike e fizike që të mos kryejnë veprime që do të krijonin ose rëndonin një situate emergjencë radiologjike.

Në rastin kur një person juridik ose fizik pengon kryerjen e detyrave të një inspektori ose kundërshton veprimet e tij sipas pikave 6, 7 dhe 8 ai quhet fajtor dhe ndëshkohet me gjobë për kundravajtje administrative sipas ligjit Nr 8025, datë 09.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese",i ndryshuar. Te drejten e vendosjes se gjobave e kane inspektoret e Zyres se Mbrojtjes nga Rrezatimet.
9. Ndreqja e te metave nga subjekti licensuar

Për të gjitha konstatimet e inspektoreve gjatë ushtrimit të kontrolleve, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet ushtron kompetencat mbi personat që ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në rregullore për ndreqjen e të gjitha të metave të konstatuara deri në një afat të caktuar nga inspektori dhe verifikohen nepërmjet një inspektimi të ri. Moskorrigjimi i të metave nga ana e personave çon në pezullimin e licensës e deri në heqjen e saj.



10. Ankimimi i vendimeve

Kundër vendimit të Inspektorit subjekti i licensuar ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet brenda 15 diteve.

Kundër vendimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet subjekti i licensuar ka të drejtë të ankohet në Gjykatë brenda 30 ditëve nga marrja njoftim e vendimit.

APLIKIMI PËR LICENSË PËR VEPRIMTARI ME BURIME TE MBYLLURA RADIOAKTIVE



KËRKESE PËR LICENCË


PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE

Burime të mbyllura dhe hapura radioaktive

Aplikim i ri _________

Amendim i Liçenses__________

Rinovim i liçenses_________


1. Personi juridik/ fizik : Institucioni__________________________________________

Emri Mbiemri _______________________________________

Adresa________________________________________________

Adresa e Kabinetit nqs është e ndyshme nga më sipër

____________________________________________________

Tel______________________________________________

Fax ______________________________________________

Email ____________________________________________


Bashkangjitur paraqit një kopje të regjistrimit të personit juridik / fizik.QKR

2. Përshkruani ambjentet ku kryhet veprimtaria me rrezatime jonizuese .


Paraqisni veças planimetrinë e ambjenteve, vendodhjes së Burimit , pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme ,dyerve ,dritareve , ventilatorëve , pasazheve , dhomës së errët , ambjenteve të pritjes , qëndrimin e personelit , ambjentet rreth kabinetit , materialin dhe trashësine e mureve dhe madhësitë përkatëse , dimensionet .Paraqit ndonjë plan të sigurisë fizike sipas grupit te sigurise . Te dokumentohet destionacioni i Ambjenteve

Importimi , përfitimi i burimit . ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Lloji i Burimit radioaktiv :

Prodhuesi ___________________________________

Emri i prodhuesit _______________________________

Adresa e prodhuesit _______________________________

Radionuklidi_______________________________

Modeli ________________________________

Aktiviteti fillestar ________________________________

Energjitë __________________________________

Forma kimike dhe fizike___________________________________

Seria___________________________________


Bashkangjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një burim .

4. Qëllimi i përdorimit të burimit radioaktiv ___________________________ ____________________________________________________________________________

5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar, i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve që përdorin burimin.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


6.Jep një performacë të dozave në ambjentet publike, në ato të kontrolluara dhe të survejuara.

Jep nje informacion mbi justifikimin , optimizimin dhe kufizimin ne dozat limit per aktivitetin . _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

7. Struktura organizative
Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative . Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjia e kontrollit fizik dhe mbrojtjes nga rrezatimet .Jep listën e punonjësve që do të manipulojnë me burimin dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që kane akses në zonat e kontrolluara .
8. Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekzpozimit gjatë punës me rrezatimet

jonizuese kërkohet realizimi i një kontrate me Qendren e Fizikes Berthamore te Zbatuar,Tiranë.

Paraqesni një kopje të kontratës

9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit

Emri______________________

Mbiemri______________________

Profesioni__________________________

Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes

Paraqit nje kopje te kontrates se punes

10. Përshkruani masat e sigurisë dhe proçedurat e trajtimit të aksidenteve të mundshme lidhur me pajisjet që keni në përdorim.


11. Të paraqiten dokumente nëpërmjet të cilave vërtetohet që burimi i konsumuar do të trajtohet në qendrat përkatëse të mbetjeve në fund të përdorimit .
12.Dokumentacioni.

Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrine personale , izodozave , incidenteve , trajnimit , shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjeksor periodik i punonjësve .


13. Të bëhet një vlerësim me shkrim nga ana e perdoruesit nepermjet eksperteve për mbrojtjen nga rrezatimi sigurine dhe sigurimin .
14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve që punojnë me burime të rrezatimit jonizues .
Për sa më sipër kërkoj dhënien e licensës për ____________________________________________ duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme

Data ____________ Nënshkrimi ___________________


I gjithe dokumentacioni të jetë në origjinal , i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj .
Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë së bashku me

dokumentat e tjera të nevojshme , në adresën e mëposhtme :


Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet

Instituti i Shëndetit Publik

Aleksander Moisiu 80

Tiranë


Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë vonesa , për të cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e liçensës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për liçensim dhe inspektim për marrjen e liçensës ,cdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-SË. Mbas kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e liçensës, jo më vone se 90 dite pune nga data e paraqitjes së kërkesës.

Shënim :


  1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në perputhje

me ligjin nr.8025 date 9 . 11. 1995, te ndryshuar , si dhe të rregulloreve , kodeve dhe praktikave të aprovuara.

2. Në bazë të ligjit Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standarteve baze te mbrojtjes nga rrezatimet , Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për cdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese ,pezullimin ose mbylljen e veprimtarive.

3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të

njoftimit të bërë në ZMR (formulari ) bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja.

INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LIÇENSËS
1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese :



  1. Dokumentacioni .Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkangjitur

dhe të firmoset nga inspektori



  • Aplikimi

  • Kopje e regjistrimit në QKR

  • Importi

  • Servisi

 Planimetria

 Dokumentacion për pajisjen Nr i faqeve

 Kontratë për Dozimetrinë Personale

 Kualifikimet e personelit

Plani i Emergjencave

 Performanca e dozave

 Vlerësimi i sigurise dhe sigurimit .

 Kontrolli mjekësor


Data ______________ Inspektori: Emri, Mbiemri, Firma
_________________________________________________________________________________
LIÇENSIMI
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet pasi analizoi kërkesën, aprovoi dhënien e liçensës

për një afat _____ vjecar.


Data___________________________ Kryetari i ZMR
APLIKIMI PËR LICENSË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË ME RREZEX

KËRKESË PËR LIÇENSË


PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE

Gjeneratorë me rreze x.

Aplikim i ri _________

Amendim i Liçencës__________

Rinovim i liçensës_________


1. Personi juridik/ fizik : Institucioni__________________________________________

Emri Mbiemri _______________________________________

Adresa________________________________________________

Adresa e Kabinetit nqs është e ndryshme nga më sipër

____________________________________________________

Tel______________________________________________

Fax ______________________________________________

E-mail ____________________________________________


Bashkëngjitur një kopje të regjistrimit të personit juridik / fizik.QKR

2. Përshkruani ambjentet ku kryhet veprimtaria me rrezatime x .


Paraqisni veças planimetrinë e ambjenteve, vendndodhjes së panelit të kontrollit , pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambjenteve të pritjes së pacientëve, qëndrimin e personelit, ambjentet rreth kabinetit, materialin dhe trashësine e mureve dhe madhësitë përkatëse, dimensionet, zonat e kontrolluara dhe të survejuara .Te dokumentohet destionacioni i Ambjenteve
Importimi, përfitimi i pajisjes . ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Lloji i Gjeneratorit me rreze x :


Prodhuesi ___________________________________

Emri______________________________________

Adresa______________________________________

Tensioni maksimal_______________________________

Rryma maksimale________________________________

Koha javore e ekspozimit ________________________________

Ngarkesa javore ( Numri )_____________________________________

Numri i tubove__________________________________

Model___________________________________

Seria___________________________________


Bashkëngjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një pajisje.

4. Qëllimi i përdorimit të gjeneratorëve me rreze x ___________________________ ____________________________________________________________________________

5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

6. Jep një performacë të dozave në ambjentet publike në ato të kontrolluara dhe të survejuara.

Jep nje informacion mbi justifikimin , optimizimin dhe kufizimin ne dozat limit per aktivitetin . _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

7. Struktura organizative
Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative. Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjinë e mbrojtjes nga rrezatimet. Jep listën e punonjësve që do të manipulojnë me pajisjen dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që kanë akses në zonat e kontrolluara .
8. Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekzpozimit gjatë punës me rrezatimet

jonizuese kërkohet realizimi i një kontrate me Qendren e Fizikes Berthamore te Zbatuar,Tiranë.

Paraqisni një kopje të kontratës.

9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit

Emri______________________

Mbiemri______________________

Profesioni__________________________

Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes

Paraqit nje kopje te kontrates se Punes

10. Përshkruani masat e sigurisë dhe proçedurat e trajtimit të aksidenteve të

mundëshme lidhur me pajisjet që keni në përdorim.
11. Regullat e brendshme dhe supervizimi

Të paraqitet një informacion mbi funksionimin e brendshëm të qendrës , kabinetit në forme kodi ose në çdo formë tjetër .


12.Dokumentacioni.

Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrine personale , izodozave , incidenteve , trajnimit , shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve .


13. Të bëhet vlerësimi për sigurine dhe mbrojtjen nga rrezatimi .
14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve që punojnë me gjeneratorë me rreze x.

Për sa më sipër kërkoj dhënien e liçensës për ________________________ duke

mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme.

Data ____________ Nënshkrimi ___________________


I gjithë dokumentacioni të jetë në origjinal , i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj .

Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë, së bashku me

dokumentat e tjera të nevojshme, në adresën e mëposhtme :
Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet

Instituti i Shëndetit Publik

Rr. "Aleksandër Moisiu", Nr. 80

Tiranë


Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë

vonesa, për të cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e liçensës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për liçensim dhe inspektim për marrjen e liçensës çdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-se. Pas kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e liçensës jo më vonë se 90 dite pune nga data e paraqitjes së kërkesës.


Shënim :

  1. Veprimtaria me burime te rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje

me Ligjin nr.8025, datë 09.11.1995 te ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara.

2. Në bazë të Ligjit “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të

Standarteve baze te mbrojtjes nga Rrezatimet ”, Komisioni për Mbrojtjen

nga Rrezatimet jonizuese duhet te njoftohet për cdo veprimtari me burime

rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre.

3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të

njoftimit të bërë ZMR (formulari ), bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja.

INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LIÇENSËS


1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese :



  1. Dokumentacioni - Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkëngjitur

dhe të firmoset nga inspektori



  • Aplikimi

  • Kopje e regjistrimit në QKR

  • Importi

  • Servisi

 Planimetria

 Dokumentacion për pajisjen Nr i faqeve

 Kontratë për Dozimetrinë Personale

 Kualifikimet e personelit

 Plani i Emergjencave

 Performanca e dozave

 Vlerësimi per sigurine dhe mbrojtjen nga rrezatimi

 Kontrolli mjekësor


Data ______________ Inspektori: Emri, Mbiemri, Firma
_________________________________________________________________________________
LIÇENSIMI
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet pasi analizoi kërkesen, aprovoi dhënien e liçensës

për një afat _____ vjeçar.


Data___________________________ Kryetari i ZMR






Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət