Ana səhifə

Vendim nr. 10, datë 2010 PËr miratimin e rregullores “PËr licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese”


Yüklə 80.56 Kb.
tarix09.05.2016
ölçüsü80.56 Kb.
VENDIM

Nr. 10, datë 7.1.2010
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për

mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, dhe të nenit 5 të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009 “Për

licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë,

Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të

rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e

këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI

Sali Berisha

RREGULLORE

PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE

JONIZUESE
1. Objekti i rregullores

Në zbatim të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të

ndryshuar, kjo rregullore përcakton:

a) procedurat e licencimit, të personave fizikë dhe juridikë, që është subjekt i ligjit sipas nenit 3

të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar;

b) kriteret e posaçme që duhet të plotësojnë këto subjekte;

c) afatet e shqyrtimit apo vendimmarrjes së licencës;

d) procedurat e revokimit;

e) mënyrën e inspektimit dhe kontrollit të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, që lidhen me

rrezatimin nga ana e subjekteve të licencuara.

2. Përjashtimet

Përjashtohen ose nuk përfshihen fare nga detyrimet e kësaj rregulloreje praktikat dhe burimet siç

përcaktohen në listën e miratuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR).

3. Licencimi

- Çdo person juridik ose fizik që ushtron veprimtaritë e përcaktuara në nenin 3 të ligjit 8025,

datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar, është i detyruar të pajiset me

licencë nga KMR.

- Kriteret bazë mbi të cilat mbështetet aplikimi për licencë janë sigurimi, siguria dhe mbrojtja

nga rrezatimet sipas formularëve bashkëngjitur kësaj rregulloreje. Për pajisjen me licencë për të ushtruar

veprimtaritë e mësipërme, subjekti duhet të përmbushë kriteret e posaçme, si më poshtë:

- Përshtatshmëria e njohurive dhe e eksperiencës së personelit në mbrojtjen nga rrezatimet,

sigurinë dhe sigurimin.

- Përshtatshmëria fiziko-shëndetësore e personelit.

- Siguria dhe sigurimi nga rrezatimi jonizues.

- Justifikimi, optimizimi dhe kufizimi i dozave.

- Siguria e origjinës, transportit, përdorimit dhe trajtimit të burimit në fund të jetës dhe ose

veprimtarisë.

- Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit.

- Përshtatshmëria e rregullave për punë të sigurt për veprimtari normale, si dhe në raste

emergjencash.

- Për marrjen e licencës subjekti duhet t’i drejtohet KMR-së për aplikim jo më vonë se 90 ditë

pune përpara parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Kërkesa bëhet nëpërmjet aplikimit për licencë në

ZMR.

- Nëpërmjet inspektorëve të saj, KMR-ja bën shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të



paraqitur, kërkon dokumente shtesë kur është e nevojshme dhe njëkohësisht bëhet verifikimi në vend dhe

lëshohet një dokument vlerësimi nga ana e inspektorëve të zyrës për mbrojtjen nga rrezatimi, i cili merr

në konsideratë mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin.

- Pas vlerësimit nga ZMR-ja, dërgohet në KMR për miratim. Ekspertiza në lidhje me mbrojtjen

nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin realizohet nga përdoruesit, persona fizikë e juridikë me

mbështetjen e ekspertëve në këto fusha (të njohur nga ana e KMR-së), por gjithmonë mbetet përgjegjësi e

plotë e aplikantit mbrojtja nga rrezatimet, siguria dhe sigurimi.

- Në rastin e ndërtimit me faza të një praktike, e cila përfshin aktivitetet e përshkruara në nenin 3

të ligjit, bëhet miratimi paraprak për plotësimin e mëtejshëm të aplikimit.

- Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të aplikimit, jo më vonë se

45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit dhe njofton me shkrim përdoruesin;

- Për çdo përdorues mbahet një dosje, e cila në rastin e rinovimit, plotësohet me elementet shtesë

dhe kërkesat e KMR-së. Ngarkohet ZMR-ja për plotësimin dhe mirëmbajtjen e arkivit të dosjeve të tij.

- ZMR-ja, pas miratimit të licencës nga KMR-ja, përgatit licencën për subjektin përkatës sipas

formatit të miratuar nga KMR-ja.

- Procedurat e vlerësimit të aplikimit për licencë miratohen me vendim të KMR-së.

4. Afati i vlefshmërisë së licencës

Licenca jepet për një periudhe 5-vjeçare. Pas kalimit të këtij afati ajo bëhet e pavlefshme.

Të paktën dy muaj përpara mbarimit të afatit të licencës, përdoruesi është i detyruar ta njoftojë

me shkrim KMR-në për pushimin ose mbylljen e aktivitetit. Në çdo, rast përdoruesi është i detyruar t’i

zbatojë procedurat për mbylljen e aktivitetit duke marrë të gjitha masat për likuidimin e ndonjë

kontaminimi të mundshëm radioaktiv ose masa të tjera që sigurojnë ambientin dhe publikun.

Nëse mbajtësi i saj kërkon rinovimin e licencës, KMR-ja vepron sipas procedurës së përshkruar

në pikën 3 të kësaj rregulloreje. Personat fizikë ose juridikë duhet të njoftojnë ZMR-në për çdo

ndryshim, modifikim eventual të veprimtarisë që ata kryejnë ose burimeve siç është parashikuar në

licencë për një afat dy muaj përpara ndryshimit. Shtesat e burimeve radioaktive në licencë brenda

kategorisë bëhen vetëm me ndryshimin e shtojcës për burimet duke njoftuar dhe me miratim nga ZMR-ja.

Në rastin kur Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet arrin në përfundimin se si rezultat i ushtrimit

të një veprimtarie që përmbahet në nenin 3 të ligjit krijohet rrezik për shëndetin e punonjësve, të

popullatës ose për dëmtimin e mjedisit, i refuzon dhënien e licencës personit fizik ose juridik që e kërkon

atë ose kur veprimtaria është e licencuar, i heq atij licencën.

5. Inspektimi

Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet nëpërmjet inspektorëve kontrollon zbatimin e dispozitave

që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin e të gjitha veprimtarive të licencuara.

Inspektorët pajisen me fletënjohje lëshuar nga ky Komision. Statusin e inspektorit të mbrojtjes nga

rrezatimet e përfitojnë për shkak të detyrës punonjësit e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet .

6. Detyrat e inspektorëve

Inspektorët e ZMR-së kanë për detyrë:

1. Të inspektojnë dhe kontrollojnë çdo pajisje me lëndë radioaktive ose pajisje tjetër rrezatuese

(aparate Rontgeni etj.) dhe çdo objekt që dyshohet se ka lëndë radioaktive ose është pajisje rrezatuese, si

dhe të kryejnë ekzaminime të tjera bazë për t’u siguruar që masat mbrojtëse nga rrezatimet, sigurinë dhe

sigurimin janë zbatuar plotësisht.

2. Të kërkojnë nga personat që ushtrojnë veprimtari të licencuar sipas nenit 3 të ligjit,

dokumente dhe regjistra që lidhen me veprimtarinë e ushtruar, si dhe të kërkojnë informacione lidhur me

përmbajtjen e këtyre dokumenteve.

3. Kanë të drejtë të pyesin dhe të kërkojnë shpjegime mbi ushtrimin e praktikës dhe përdorimin e

burimeve. Inspektorët kanë të drejtë të marrin kopje ose ekstrakte nga këto dokumente. Inspektorët duhet

të ruajnë konfidencialitetin e materialeve dhe biznesit. Materialet depozitohen në dosjen përkatëse në

ZMR.

7. Veprimet e inspektorëve kur i licencuari paraqet rrezikshmëri



Në rastin kur inspektorët, në bazë të rezultateve të kontrollit, arrijnë në përfundimin se një

veprimtari ndonëse e licencuar paraqet rrezik për punonjësit, publikun ose për mjedisin, ata kanë të

drejtë të kryejnë këto veprime:

a) Të vendosin nën kontroll dhe ruajtje të gjitha pajisjet që përfshihen në veprimtarinë që paraqet

rrezik.

b) Të pezullojnë përkohësisht punën e të gjitha pajisjeve dhe aparaturave.



c) Të urdhërojnë marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e ndotjeve radioaktive nga

pajisjet, vendet e punës ose nga objektet e tjera të ndotura dhe çdo lloj mase tjetër që lidhet me sigurinë

dhe sigurimin.

8. Të drejat e inspektorëve

Gjatë ushtrimit të detyrave që parashikohen në pikat 6 dhe 7, inspektorët kanë të drejtë:

a) Të hyjnë në çdo kohë të përshtatshme në vendet ku kryhen veprimtari të parashikuara në

nenin 3 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar ose në

vende që dyshohen se kryejnë veprimtari të tilla.

b) Të urdhërojnë personat juridikë e fizikë që të mos kryejnë veprime që do të krijonin ose

rëndonin një situatë emergjence radiologjike.

KMR-ja përcakton mënyrën e përgatitjes së raportit të inspektimit.

Në rastin kur një person juridik ose fizik pengon kryerjen e detyrave të një inspektori ose

kundërshton veprimet e tij sipas pikave 6, 7 dhe 8, ai quhet fajtor dhe ndëshkohet me gjobë për

kundërvajtje administrative sipas ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”,

të ndryshuar. Të drejtën e vendosjes së gjobave e kanë inspektorët e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet.

9. Ndreqja e të metave nga subjekti i licencuar

Për të gjitha konstatimet e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve, Komisioni i Mbrojtjes nga

Rrezatimet ushtron kompetencat mbi personat që ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në rregullore për

ndreqjen e të gjitha të metave të konstatuara deri në një afat të caktuar nga inspektori dhe verifikohen

nëpërmjet një inspektimi të ri. Moskorrigjimi i të metave nga ana e personave çon në pezullimin e

licencës e deri në heqjen e saj.

10. Ankimimi i vendimeve

Kundër vendimit të inspektorit, subjekti i licencuar ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit të

Mbrojtjes nga Rrezatimet brenda 15 ditëve.

Kundër vendimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, subjekti i licencuar ka të drejtë të

ankohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga marrja njoftim e vendimit.

APLIKIMI PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË MBYLLURA RADIOAKTIVE
KËRKESE PËR LICENCË
PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE

Burime të mbyllura dhe të hapura radioaktive

Aplikim i ri _________

Amendim i licencës__________

Rinovim i licencës_________
1. Personi juridik/ fizik : Institucioni________________________________________

Emri, mbiemri _________________________________

Adresa________________________________________

Adresa e kabinetit n.q.s është e ndryshme nga më sipër

_____________________________________________

Tel______________________________________________

Fax ______________________________________________

E-mail ____________________________________________

Bashkëngjitur paraqit një kopje të regjistrimit të personit juridik/fizik në QKR.
2. Përshkruani ambientet ku kryhet veprimtaria me rrezatime jonizuese.

Paraqisni veças planimetrinë e ambienteve, vendndodhjes së burimit, pajisjeve mbrojtëse të

lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambienteve të pritjes, qëndrimin

e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe trashësinë e mureve dhe madhësitë përkatëse,

dimensionet. Paraqit planin e sigurisë fizike sipas grupit të sigurisë. Të dokumentohet destinacioni i

ambienteve.


Importimi, përfitimi i burimit.

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________
3. Lloji i burimit radioaktiv:
Prodhuesi ___________________________________ ____

Emri i prodhuesit _________________________________

Adresa e prodhuesit _______________________________

Radionuklidi_____________________________________

Modeli _________________________________________

Aktiviteti fillestar ________________________________

Energjitë _______________________________________

Forma kimike dhe fizike___________________________

Seria___________________________________________

Bashkëngjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një burim.


4. Qëllimi i përdorimit të burimit radioaktiv_______________________________________

____________________________________________________________________________


5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar, i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve që

përdorin burimin. _______________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

6. Jep një performancë të dozave në ambientet publike, në ato të kontrolluara dhe të survejuara.

Jep një informacion mbi justifikimin, optimizimin dhe kufizimin në dozat limit për

aktivitetin______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________


7. Struktura organizative

Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative. Paraqit dokumentacionin në lidhje

me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjia e kontrollit fizik dhe e mbrojtjes nga rrezatimet. Jep

listën e punonjësve që do të manipulojnë me burimin dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që

kanë akses në zonat e kontrolluara.

8. Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekspozimit gjatë punës me rrezatimet jonizuese

kërkohet realizimi i një kontrate me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë.

Paraqisni një kopje të kontratës.

9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit

Emri______________________

Mbiemri______________________

Profesioni__________________________

Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes

Paraqit një kopje të kontratës së punës.

10. Përshkruani masat e sigurisë dhe procedurat e trajtimit të aksidenteve të mundshme lidhur

me pajisjet që keni në përdorim.

11. Të paraqiten dokumente, nëpërmjet të cilave vërtetohet që burimi i konsumuar do të trajtohet

në qendrat përkatëse të mbetjeve në fund të përdorimit .

12. Dokumentacioni

Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrinë personale, izodozave, incidenteve,

trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve.

13. Të bëhet një vlerësim me shkrim nga ana e përdoruesit nëpërmjet ekspertëve për mbrojtjen

nga rrezatimi, sigurinë dhe sigurimin.

14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve, që punojnë me

burime të rrezatimit jonizues.

Për sa më sipër, kërkoj dhënien e licencës për ____________________________________ duke

mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme.

Data ____________ Nënshkrimi ___________________

I gjithë dokumentacioni të jetë në origjinal, i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj .

Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë së bashku me

dokumentet e tjera të nevojshme, në adresën e mëposhtme:

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet

Instituti i Shëndetit Publik

Aleksandër Moisiu, 80

Tiranë

Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë vonesa, për të



cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e licencës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për licencim dhe

inspektim për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-së. Mbas

kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e licencës jo më

vonë se 90 ditë pune nga data e paraqitjes së kërkesës.

Shënim.

1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr.8025,



datë 9.11.1995, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara.

2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes

nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet Jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari

me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre.


3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të njoftimit të bërë

në ZMR (formulari), bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja.

INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LICENCËS

1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese:

2. Dokumentacioni. Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkëngjitur dhe

të firmoset nga inspektori.

- Aplikimi;

- Kopje e regjistrimit në QKL;

- Importi;

- Servisi;

- Planimetria;

- Dokumentacion për pajisjen nr. i faqeve;

- Kontratë për dozimetrinë Personale;

- Kualifikimet e personelit;

- Plani i emergjencave;

- Performanca e dozave;

- Vlerësimi i sigurisë dhe sigurimit;

- Kontrolli mjekësor.

Data ______________ Inspektori: Emri, mbiemri, Firma_____________________
LICENCIMI

Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, pasi analizoi kërkesën, aprovoi dhënien e licencës

për një afat _____ vjeçar.
Data___________________________ Kryetari i ZMR

APLIKIMI PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË ME RREZE X


KËRKESE PËR LICENCË
PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE

Gjeneratorë me rreze x

Aplikim i ri _________

Amendim i licencës__________

Rinovim i licencës_________
1. Personi juridik/fizik : Institucioni__________________________________________

Emri, mbiemri ____________________________________

Adresa____________________________________________

Adresa e kabinetit n.q.s është e ndryshme nga më sipër

__________________________________________________

Tel______________________________________________

Fax ______________________________________________

E-mail ____________________________________________

Bashkëngjitur paraqit një kopje të regjistrimit të personit juridik/fizik në QKR.
2. Përshkruani ambientet ku kryhet veprimtaria me rrezatime x.

Paraqisni veças planimetrinë e ambienteve, vendndodhjes së panelit të kontrollit, pajisjeve

mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambienteve të

pritjes së pacientëve, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe trashësinë e

mureve dhe madhësitë përkatëse, dimensionet. Zonat e kontrolluara dhe të survejuara. Të dokumentohet

destinacioni i ambienteve


Importimi, përfitimi i pajisjesS.

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________
3. Lloji i gjeneratorit me rreze x:
Prodhuesi ___________________________________

Emri _______________________________

Adresa _______________________________

Tensioni maksimal______________________

Rryma maksimale__________________________

Koha javore e ekspozimit_______________________

Ngarkesa javore (numri) _______________________

Numri i tubave _______________________

Model_______________________

Seria _______________________

Bashkëngjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një pajisje.
4. Qëllimi i përdorimit të gjeneratorëve me rreze x________________________________

_________________________________________________________________________________


5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar, i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve

__________________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________
6. Jep një performancë të dozave në ambientet publike, në ato të kontrolluara dhe të survejuara.

Jep një informacion mbi justifikimin, optimizimin dhe kufizimin në dozat limit për

aktivitetin______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________
7. Struktura organizative

Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative. Paraqit dokumentacionin në lidhje

me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjinë e mbrojtjes nga rrezatimet .Jep listën e punonjësve

që do të manipulojë me pajisjen dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që kanë akses në zonat e

kontrolluara.

8.Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekspozimit gjatë punës me rrezatimet jonizuese,

kërkohet realizimi i një kontrate me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë.

Paraqisni një kopje të kontratës.

9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit

Emri______________________

Mbiemri______________________

Profesioni__________________________

Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes _______________________

Paraqit një kopje të kontratës së punës.

10. Përshkruani masat e sigurisë dhe procedurat e trajtimit të aksidenteve të mundshme lidhur

me pajisjet që keni në përdorim.

11.Rregullat e brendshme dhe supervizimi

Të paraqitet një informacion mbi funksionimin e brendshëm të Qendrës, kabinetit në formë kodi

ose në çdo formë tjetër.
12.Dokumentacioni

Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrinë personale, izodozave, incidenteve,

trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve.

13. Të bëhet vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi.

14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve që punojnë me

gjeneratorë me rreze x.

Për sa më sipër, kërkoj dhënien e licencës për ____________________________________ duke

mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme.

Data ____________ Nënshkrimi ___________________
I gjithë dokumentacioni të jetë në origjinal, i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj.

Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë së bashku me dokumentet

e tjera të nevojshme, në adresën e mëposhtme:
Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet

Instituti i Shëndetit Publik

Aleksandër Moisiu, 80

Tiranë
Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë vonesa, për të

cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e licencës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për licencim dhe

inspektim për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-së. Mbas

kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e licencës, jo më

vonë se 90 ditë pune nga data e paraqitjes së kërkesës.

Shënim.

1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr.8025,



datë 9.11.1995, i ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara.

2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes

nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari

me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre.

3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të njoftimit të bërë

në ZMR (formulari ) bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja.

INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LICENCËS

1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese:

2. Dokumentacioni. Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkëngjitur dhe

të firmoset nga inspektori.

- Aplikimi;

- Kopje e regjistrimit në QKL;

- Importi;

- Servisi;

- Planimetria;

- Dokumentacion për pajisjen nr. i faqeve;

- Kontratë për dozimetrinë personale;

- Kualifikimet e personelit;

- Plani i emergjencave;

- Performanca e dozave;

- Vlerësimi për sigurinë dhe nbrojtjen nga rrezatimet;

- Kontrolli mjekësor.

Data ______________Inspektori: Emri, mbiemri, Firma_____________________
LICENCIMI

Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, pasi analizoi kërkesën, aprovoi dhënien e licencës



për një afat _____ vjeçar.
Data___________________________ Kryetari i ZMR


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət