Ana səhifə

TË FlorËs dhe FaunËs sË EgËr cites nënshkruar në Uashington, D. C., më 3 Mars 1973. Ndryshuar në Bon, më 22 Qershor 1979


Yüklə 270.88 Kb.
səhifə1/4
tarix13.05.2016
ölçüsü270.88 Kb.
  1   2   3   4
Konventa pËr TregtinË NdËrkombËtare tË Specieve tË Rrezikuara

tË FlorËs dhe FaunËs sË EgËr (CITES

Nënshkruar në Uashington, D.C., më 3 Mars 1973.

Ndryshuar në Bon, më 22 Qershor 1979.

Shtetet Palë,



Duke kujtuar që flora dhe fauna e egër, në format e tyre të shumta të bukura dhe të ndryshme, janë një pjesë e pazëvendësueshme e sistemeve natyrore të tokës që duhen mbrojtur për sot dhe gjeneratat që do të vijnë;

Të vetëdijshëm për rritjen e vlerave estetike, shkencore, kulturore, shplodhëse dhe ekonomike të florës dhe faunës së egër;

Duke kujtuar që njerëzit dhe Shtetet janë dhe duhet të jenë mbrojtësit më të mirë të florës dhe faunës së vendeve të tyre;

Duke kujtuar, gjithashtu, që bashkëpunimi ndërkombëtar është baza për mbrojtjen e specieve të caktuara të florës dhe faunës së egër kundër mbishfrytëzimit prej tregtisë ndërkombëtare;

Të bindur për urgjencën për marrjen e masave të duhura për këtë qëllim;

Ranë dakort si më poshtë vijon:
Neni I

Përkufizime

Për qëllimet e kësaj Konvente, pavarësisht se përmbajtja kërkon ndryshe:

(a) “Specie” kuptohen speciet, nënspeciet ose popullatat e shpëmdara gjeografikisht;

(b) “Ekzemplar” kuptohen:

(i) një kafshë ose një bimë, e gjallë apo e vdekur;

(ii) në rastin e një kafshe: për speciet e përfshira në Shtojcat I dhe II, një pjesë e tyre ose e prejardhur që njihet pa vështirësi; dhe për speciet që përfshihen në Shtojcën III, një pjesë e tyre ose e prejardhur që njihet pa vështirësi specifikuar në Shtojcën III në raport me speciet; dhe

(iii) në rastin e një bime: për speciet e përfshira në Shtojcën I, një pje-së e tyre ose e prejardhur që njihet pa vështirësi; dhe për speciet e për-fshira në Shtojcat II dhe III, një pjesë e tyre ose e prejardhur që njihet pa vështirësi specifikuar në Shtojcat II dhe III në raport me speciet;

(c) “Tregti” kuptohet eksporti, rieksporti, importi dhe hyrja nga deti;

(d) “Rieksporti” kuptohet eksporti i një ekzemplari që ka qënë importuar më parë;

(e) “Hyrja nga deti” kuptohet transporti drejt një Shteti i ekzemplarit të ndonjë specie që është marrë në mjedisin detar që nuk është nën juridiksionin e ndonjë Shteti;

(f) “Institucion Shkencor” kuptohet një autoritet shkencor kombëtar përcaktuar në përputhje me Nenin IX;

“Institucion Administrues” kuptohet një autoritet administrues kombëtar përcaktuar në përputhje me Nenin IX;

“Palë” kuptohet një Shtet për të cilin kjo Konventë ka hyrë në fuqi.
Neni II

Parimet Kryesore

1. Shtojca I do të përmbajë të gjitha speciet e rrezikuara për zhdukje që janë ose mund të ndikohen nga tregtia. Tregtia e ekzemplarëve të këtyre specieve duhet të jetë objekt i një rregulloreje strikte të veçantë me qëllim për të ndaluar rrezikimin e mëtejshëm të jetës së tyre dhe duhet lejuar vetëm në raste të veçanta.


2. Shtojca II do të përmbajë:

(a) të gjitha speciet që për momentin nuk rrezikohen për zhdukje por që mund të bëhen të tilla pavarësisht se tregtia e ekzemplarëve të këtyre specieve është subjekt i rregullave strikte me qëllim evidentimin e shfrytëzimit që rrezikon mbijetësën e tyre; dhe

(b) specie të tjera që mund të jenë subjekt i rregullave me qëllim që tregtia e ekzemplarëve të specieve të caktuara sipas paragrafit (a) të kësaj pike mund të bëhet me një kontroll të efektshëm.

Shtojca III do të përmbajë të gjitha speciet që ndonjë Palë i përcakton si objekt të një rregulloreje brenda juridiksionit të saj me qëllim parandalimin ose kufizimin e shfrytëzimit, dhe nëse është e nevojshme bashkëpunimin me Palët e tjera në kontrollin e tregtisë.

Palët nuk duhet të lejojnë tregtinë e ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcat I, II dhe M përveç në përputhje me kushtet e Konventës në fjalë.
Neni III

Rregullorja e Tregtisë së Ekzemplarëve të Specieve të përfshira në Shtojcën I

Tregtimi i ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcën I do të kryhet në përputhje me kushtet e këtij Neni.

Eksporti i ekzemplarëve të specieve të përfshira në Shtojcën I duhet të bëhet me një pëlqim paraprak dhe një leje eksporti. Leja e eksportit jepet vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Institucioni Shkencor i Shtetit nga eksportohet ka njoftuar që ky eksport nuk do të jetë i dëmshëm për mbijetesën e species;

(b) Institucioni Administrues i Shtetit që eksporton është i kënaqur që ekzemplari nuk është marrë në kundërshtim me ligjet e këtij Shteti për mbrojtjen e florës dhe faunës;

(c) Institucioni Administrues i Shtetit që eksporton është i kënaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë duhet të jetë i gatshëm dhe ngarkohet në mënyrë që të minimizohet rreziku i plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose trajtimit të keq të tij; dhe

(d) lnstitucioni Administrues i Shtetit që eksporton është i kënaqur që një leje importi është dhënë për ekzemplarin.
Importi i një ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën I duhet të bëhet me pëlqimin paraprak dhe një leje importi si dhe një leje eksporti ose çertifikatë rieksporti. Leja e importit do të jepet vetëm kur janë plotësuar kushtet e mëposhtme:

(a) Një institucion Shkencor i Shtetit që importon ka njoftuar që importi do të bëhet për qëllime që nuk dëmtojnë mbijetësën e specieve në fjalë;

(b) Një Institucion Shkencor i Shtetit që importon është i kënaqur që marrësi i pritshëm i ekzemplarit të gjallë ka pajisje të përshtatshme për strehimin dhe ruajtjen e tij; dhe

(c) Një Institucion Administrues i Shtetit që importon ka dijeni që ekzemplari nuk do të përdoret për qëllime tregtare parësore.


Rieksporti i ndonjë ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën I do të bëhet me pëlqimin dhe paraqitjen e një çertifikate rieksporti. Kjo çertifikatë rieksporti do të lëshohet vetëm kur janë plotësuar kushtet e mëposhtme:

(a) Një Institucion Administrues i Shtetit që rieksporton është i kënaqur që ekzemplari u importua në atë Shtet në përputhje me kushtet e Konventës në fjalë;

(b) Një Institucion Administrues i Shtetit që rieksporton është i kënaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë do të bëhet gati dhe transportohet në mënyrë të tillë që të minimizohet rreziku i plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose keqtrajtimit të tij; dhe

(c) Një Institucion Administrues i Shtetit që rieksporton është i kënaqur që një leje importi është lëshuar për ndonjë ekzemplar të gjallë.


Hyrja nga deti e ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcën I do të bëhet me një çertifikatë nga Institucioni Administrues i Shtetit ku hyhet. Çertifikata do të lëshohet vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Një Institucion Shkencor i Shtetit ku hyhet njofton që hyrja nuk do të jetë e dëmshme për mbijetësën e specieve në fjalë;

(b) Një Institucion Administrues i Shtetit ku hyhet është i kënaqur që marrësi i pritshëm i një ekzemplari të gjallë është i pajisur të strehojë dhe kujdeset për të; dhe

(c) Një Institucion Administrues i Shtetit ku hyhet është i kënaqur që ekzemplari nuk do të përdoret për qëllime tregtare parësore.


Neni IV

Rregullat e Tregtisë për Ekzemplarët e Specieve që Përfshihen në Shtojcën II

1. Tregtia e ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcën II duhet të bëhet në përputhje me kushtet e këtij Neni.

2. Eksporti i ndonjë ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën II do të kërkojë pëlqimin paraprak dhe paraqitjen e një leje eksporti. Kjo leje do të jepet vetëm kur të plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Një lnstitucion Shkencor i Shtetit që eksporton ka njoftuar që ky eksport nuk do të jetë dëmtues për mbijetësën e këtyre specieve;

(b) Një Institucion Administrues i Shtetit që eksporton është i kënaqur që ekzemplari nuk është marrë në kundërshtim me ligjet e atij Shteti për mbrojtjen e florës dhe faunës; dhe

(c) Një Institucion Administrues i Shtetit që eksporton është i kënaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë do të jetë i gatshëm dhe transportohet në mënyrë të tillë që rreziku i plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose trajtimit të keq të tij të jetë minimal.


3. Një Institucion Shkencor i çdo Pale duhet të vëzhgojë lejet e eksportit të lëshuara nga Shteti për ekzemplarët e specieve të përfshira në Shtojcën II dhe eksportin aktual të këtyre ekzemplarëve. Në rastet kur një Institucion Shkencor përcakton që eksporti i ekzemplarëve të specieve të tilla duhet të zvogëlohet me qëllim mirëmbajtjen e species në nivele të pranueshme lidhur me rolin e saj në ekosistemet ku jeton dhe mbi nivelin që e bën atë specie të përshtatshme për t’u përfshirë në Shtojcën I, Institucioni Shkencor duhet të këshillojë Institucionin Administrues për masat që duhen marrë për të zvogëluar dhënien e lejeve të eksportit për ekzemplarët e atyre specieve.
4. Importi i ndonjë ekzemplari të specieve që përfshihen në Shtojcën II do të kërkojë paraqitjen paraprake të lejes së eksportit ose një çertifikatë rieksporti.
5. Rieksporti i ndonjë ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën II duhet të bëhet me pëlqimin paraprak dhe paraqitjen e një çertifikatë rieksporti. Një çertifikatë e tillë do të lëshohet vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Një Institucion Administrativ i Shtetit që rieksporton është i kënaqur që ekzemplari është importuar në atë Shtet në përputhje me kushtet e kësaj Konvente; dhe

(b) Një Institucion Administrativ i Shtetit që rieksporton është i kënaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë duhet të bëhet gati ose transportohet në mënyrë të tillë që rreziku i plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose trajtimit të keq të tij të jetë sa më i vogël.
6. Hyrja nga deti e ndonjë ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën II do të bëhet me çertifikatë nga institucioni Administrues i Shtetit ku hyhet. Çertifikata duhet të jepet vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Institucioni Shkencor i Shtetit ku hyhet njofton që hyrja nuk do të jetë e dëmshme për mbijetësën e specieve në fjalë; dhe

(b) Një institucion Administrues i Shtetit ku hyhet është i kënaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë do të mbahet në mënyrë që të minimizohet rreziku i plagosjes, demtimit të shëndetit ose trajtimit të keq të tij.

Çertifikatat e përmendura në pikën 6 të këtij Neni mund të lëshohen duke marrë mendimin e një Instituti Shkencor, në bashkëpunim me institucionet e tjera shkencore kombëtare, ose nëse është e nevojshme, institucionet shkencore ndërkombëtare, në një rreth kohor që nuk kalon një vit për numrin total të ekzemplarëve që do të hanë në këtë periudhë.


Neni V

Rregullorja e Tregtisë së Ekzemplarëve të Specieve që Përfshihen në Shtojcën IV

Tregtia e ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcën III duhet të bëhet në përputhje me kushtet e këtij Neni.

Eksporti i ekzemplarëve të specieve që përfshihen në Shtojcën III nga Shtetet që kanë përfshirë ketë specie në Shtojcën III do të bëhet me pëlqimin paraprak dhe paraqitjen e një leje eksporti. Kjo leje do të jepet vetëm kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

(a) Një institucion Administrimi i Shtetit që eksporton është i kenaqur që ekzemplari nuk është marrë në kundërshtim me ligjet e atij Shteti për mbrojtjen e florës dhe faunës; dhe

(b) Një Institucion Administrimi i Shtetit që eksporton është i kenaqur që ndonjë ekzemplar i gjallë duhet të jetë gati dhe transportohet në mënyrë që rreziku i plagosjes, demtimit të shëndetit ose trajtimit të keq të tij të jetë minimal.

Importi i ndonjë ekzemplari të specieve të përfshira në Shtojcën M do të ketkoje, përveç rastëve kur zbatohet pika 4 e këtij Nënt paraqitjen e çertifikatës se origiinës dhe, kur importi është prej një Shteti që e ka përfshirë atë specie në Shtojcën III, një leje eksporti.

Në rastin e rieksportit, një çertifikatë e dhënë prej Institucionit Administrues të Shtetit që rieksporton dhe që ai ekzemplar është kaluar në atë Shtet ose është rieksportuar do të pranohet prej Shtetit që importon si vërtetim që kushtet e kësaj Konvente janë zbatuar në përputhje me ekzemplarin në fjalë.
Neni VI

Lejet dhe Çertifikatat

1. Lejet dhe çertifikatat e dhëna sipas kushteve të Neneve III, IV, dhe V do të përgatitën sipas kushteve të këtij Neni.


2. Një leje eksporti do të përmbajë informacionin e specifikuar në modelin që ndodhet në Shtojcën IV, dhe mund të përdoret për eksport brenda një periudhe 6-mujore nga data kur është lëshuar.
3. Çdo leje ose çertifikatë duhet të përmbajë titullin e Konventës në fjalë, emrin dhe një vulë të institucionit Administrues që e ka dhënë atë dhe një numër kontrolli të caktuar prej Institucionit Administrues.
4. Kopjet e lejeve ose çertifikatave lëshuar prej Institucionit Administrues duhet të tregohen si kopje dhe mos të përdoren në vend të origjinalit, përveç rasteve të veçanta të përcaktuara.
5. Leje ose çertifikatë e veçantë do të kërkohet për çdo ngarkesë ekzemplarësh
6. Një Institucion Administrues i Shtetit që importon një ekzemplar duhet ta ndalojë dhe ruajë lejen e eksportit ose çertifikatën e rieksportit dhe ndonjë leje importi korresponduese paraqitur në përputhje me importin e atij ekzemplari.
7. Aty ku është e përshtatshme dhe e mundshme Institucioni Administrues duhet të fiksoje një shenjë mbi ekzemplarin për të ndihmuar në përcaktimin e tij. Me këtë rast “shenjë” kuptohet ndonjë stampë e paheqshme, vulë plumbi ose ndonjë gjë tjetër e përshtatshme për identifikimin e ekzemplarit, vënë në mënyrë të tillë që të pengojë imitimin e saj prej personave të paautorizuar sa më shumë të jetë e mundur.
Neni VII

Përjashtime dhe Kushte të Tjera të Veçanta që Lidhen me Tregtinë

1. Kushtet e Neneve III, IV dhe V nuk do të aplikohen për kalimin ose transportin e ekzemplarëve nëpërmjet ose në territorin e një Pale, ndërsa ekzemplarët mbesin në kontrollin Doganor.


2. Kur një Institution Administrues i Shtetit që eksporton ose rieksporton është i kënaqur që një ekzemplar është marrë përpara kushteve të Konventës në fjalë që aplikohen tek ky ekzemplar, kushtet e Neneve III, IV dhe V nuk do të zbatohen tek ai ekzemplar kur Institucioni Administrues lëshon një çertifikatë për këtë arsye.
3. Kushtet e Neneve II, IV, dhe V nuk do të zbatohen për ekzemplarët që janë personale ose shtëpiake. Ky përjashtim nuk do të zbatohet kur:

(a) në rastin e një ekzemplari të specieve që përfshihen në Shtojcën I, ato janë marrë prej pronarit jashtë vendit të tij, dhe janë importuar në atë Shtet; ose

(b) në rastin e ekzemplarëve të specieve të përfshira në Shtojcën II:

(i) ato janë marrë prej pronarit jashtë vendit të tij dhe në një Shtet ku lejohet mbajtja e qenieve të egra;

(ii) ato janë importuar në vendin e origjinës së pronarit; dhe

(iii) Shteti ku lejohet mbajtja e qënieve të egra kërkon lejet e eksportit përpara eksportit të këtyre ekzemplarëve; pavarësisht se Institucioni Administrues është i informuar që ekzemplarët janë marrë përpara se kushtet e kësaj Konvente të aplikohen tek to.


4. Ekzemplarët e specieve të kafshëve të përfshira në Shtojcën I të rritur nga njeriu për qëllime tregtimi, ose të specieve të bimëve të përfshira në Shtojcën I të rritura artificialisht për qëllime tregtare, do të konsiderohen ekzemplarë të specieve të Shtojcës II.
5. Kur një Institucion Administrues i Shtetit që eksporton është njoftuar që ekzemplari i një kafshe është rritur nga njeriu ose ndonjë bimë është rritur artificialisht, ose është pjesë e kësaj kafshe apo bime ose ka rrjedhur prej tyre, një çertifikatë prej po atij Institucioni Administrues për këtë qëllim do të pranohet në vend të lejeve ose çertifikatave të kërkuara sipas kushteve të Neneve III, IV ose V.
6. Kushtet e Neneve III, IV dhe V nuk do të gjejnë zbatim për huatë jotregtare, dhuratat ose shkëmbimet midis shkencëtarëve ose institucioneve shkencore të njohura prej një Institucioni Administrues të vendit të vet, për ekzemplarët e herbareve, ato të ruajtur, tharë ose fiksuar në muze, dhe materialin bimor të gjallë që mban një etiketë të lëshuar ose miratuar nga Institucioni Administrues.
7. Një Institucion Administrues i një Shteti mund të ndryshojë kërkesat e Neneve III, IV e V, lejojë lëvizjen pa leje ose çertifikatë të ekzemplarëve që bëjnë pjesë në kopshtet zoologjike të lëvizshme, kafshët e cirkut, ekspozitat e bimëve ose ekspozita të tjera të lëvizshme por duke siguruar që:

(a) eksportuesi ose importuesi regjistron të dhëna të plota për këto ekzemplarë tek Institucioni Administrues;

(b) ekzemplarët janë ose në kategoritë e përcaktuara në paragrafin 2 ose 5 të këtij Neni; dhe

(c) Institucioni Administrues është njoftuar që një ekzemplar i gjallë do të transportohet dhe tregohet me kujdes në mënyrë që të pakësohet rreziku i plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose trajtimi i keq i tij.


Neni VIII

Masat që Duhen Marrë nga Palët

Palët duhet të marrin masa për zbatimin e kushteve të kësaj Konvente dhe ndalojnë dhunimin e tregtisë së ekzemplarëve. Në këto masa do të përfshihen:

(a) ndëshkimi i tregtisë, ose marrja e ekzemplarëve ose të dyja bashkë; dhe

(b) sigurimi i konfiskimit ose kthimit të ekzemplarit në Shtetin nga u eksportua.

Në vijim të masave të marra sipas pikës I të këtij Neni, një Palë, kur e shikon të arsyeshme, duhet të sigurojë një metodë për rregullim të brendshëm të shpenzimeve të shkaktuara si rezultat i konfisikimit të një ekzemplari të tregtuar në kundërshtim me masat e marra për zbatimin e kushteve të kësaj Konvente.

Palët duhet të garantojnë që ekzemplarët të kalojnë procedurat e kërkuara për tregtinë me një minimum vonëse. Për të lehtësuar këtë kalim një Palë duhet të caktojë portet e hyrjes dhe daljes ku ekzemplarët duhen paraqitur për qartësim Për më tej Palët duhet të sigurojnë që të gjithë ekzemplarët e gjallë, gjatë tranzitit, mbajtjes ose transportit, të mbahen me kujdes për të minimizuar rrezikun e plagosjes, dëmtimit të shëndetit ose trajtimin e keq.

Kur një ekzemplar i gjallë është konfiskuar si rezultat i zbatimit të masave të pikës I të këtij Neni duhet që:

(a) ekzemplari ti lihet Institucionit Administrues të Shtetit që e konfiskon;

(b) lnstitucioni Administrues duhet që, pas konsultimit me Shtetin e eksportit, të kthejë ekzemplarin në atë vend me shpenzimet e këtij vendi ose në një qendër shpëtimi ose tjetër që Institucioni Administrues e gjykon të përshtat-shme dhe në përputhje me kushtet e kësaj Konvente; dhe

(c) Institucioni Administrues mund të marri mendimin e një Institucioni Shkencor, ose kur e shikon të arsyeshme, të konsultohet me Sekretariatin e Konventës me qëllim lehtësimin e vendimit të marrë sipas paragrafit (b) të kësaj pike, duke përfshirë zgjedhjen e qëndrës së shpëtimit ose një tjetre.

“Qëndër shpëtimi” sipas pikës 4 të këtij Neni kuptohet një institution i caktuar prej një Institucioni Administrimi për t’u kujdesur për jetën e ekzemplarëve të gjallë, veçanërisht atyre që janë konfiskuar.

Çdo Palë duhet të mbajë të dhëna për tregtinë e ekzemplarëve të specieve të përfshira në Shtojcat I, II dhe III që duhet të jenë:

(a) emrat dhe adresat e eksportuesve dhe importuesve; dhe

(b) numri dhe tipi i lejeve e çertifikatave të dhena; Shtetet me të cilat kryhet tregtia, numrin ose sasinë dhe llojin e ekzemplarëve, emrat e specieve të përfshira në Shtojcën 1, II dhe III, dhe ku është e mundur, përmasat dhe seksin e ekzemplarëve në fjalë.

Çdo Palë duhet të përgatisë raporte periodike për zbatimin e Konventës dhe ti dorëzojë ato në Sekretariat:

(a) një raport vjetor që përmban një përmbledhje të informacionit të përmendur në paragrafin (b) të pikës 6 të këtij Neni; dhe

(b) një raport dyvjecar mbi masat e marra legjislative, rregulluese dhe administrative për zbatimin e kërkesave të Konventës.

Informacioni i përmendur në pikën 7 të këtij Neni duhet t’i jepet publikut kur është në përputhje me ligjet e Palës në fjalë.


Neni IX

Institucionet Administruese dhe Shkencore

Çdo Palë, për qëllimet e kësaj Konvente, duhet të caktojë:

(a) një ose më shumë Institucione Administruese kompetente për të dhënë leje ose çertifikata në emër të asaj Pale; dhe

(b) një ose më shumë Institucione Shkencore.

Një Shtet që depoziton dokumentin e ratifikimit, pranimit, aprovimit ose hartimit duhet që në të njëjtën kohë të njoftojë Qeverinë ku depozitohen dokumentat për emrin dhe adresën e Institucionit Administrues të caktuar për të komunikuar me Palët e tjera dhe Sekretariatin.

Çdo ndryshim në përcaktimet ose autorizimet sipas kushteve të këtij Neni duhet ti komunikohet prej Palës në fjalë Sekretariatit për t’ia njoftuar dhe Palëve të tjera.

Një Institucion Administrues sipas pikës 2 të këtij Neni duhet, nëse kërkohet prej Sekretariatit ose Institucionit Administrues të një Pale tjetër, të komunikojë vërtëtësinë e vulave, shenjave ose shenjave të tjera të përdorura për vertëtësinë e lejeve ose çertifikatave.
Neni X

Tregtia me Shtetet që nuk janë Palë të Konventës

Kur eksporti ose rieksporti është për në, ose importi është nga një Shtet që nuk është Palë e kësaj Konvente, mund të pranohet nga Palët një dokumentacion i krahasueshëm lëshuar nga institucionet kompetente të atij Shteti dhe që janë konform me kërkesat e kësaj Konvente për lejet dhe çertifikatat.


Neni XI

Konferenca e Palëve

Sekretariati duhet të thërrasë një takim të Palëve jo më vonë se dy vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente.

Pas kësaj Sekretariati duhet të organizojë takime të rregullta të paktën një herë në dy vjet, pavarësisht se Konferenca e Palëve vendos ndryshe, dhe takime të jashtëzakonshme në çdo kohë me kërkesë të shkruar e të paktën 1/3 së Palëve. Në takimet, si ato të rregullta apo jashtëzakonshme, Palët duhet të shikojnë zbatimin e Konventës dhe:

(a) përgatisin një kusht që të ndihmojnë Sekretariatin për të realizuar detyrat e tij, dhe caktojë kushtet financiare;

(b) marrin në konsideratë dhe pranojnë ndryshime në Shtojcat I dhe II sipas Nenit XV;

(c) shikojnë përparimin e bërë drejt rivendosjes dhe konservimit të specieve të përfshira në Shtojcat I, II dhe III;

(d) marrin dhe shqyrtojnë raportet e paraqitura nga Sekretariati ose ndonjë Palë; dhe

(e) aty ku është e mundshme, të bëjnë rekomandime për përmirësimin e efektivitetit të kësaj Konvente.


Në çdo takim të rregullt, Palët duhet të caktojnë kohën dhe vendin e takimit tjetër të radhës që do të mbahet sipas kushteve të pikës 2 të këtij Neni.

Në çdo takim, Palët duhet të përcaktojnë dhe miratojnë rregullat e procedimit të një takimi.

Kombet e Bashkuara, Agjencitë e Specializuara të saj dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, dhe ndonjë Shtet që nuk është Palë në këtë Konventë, mund të marrë pjesë në takimet e Palëve si vëzhgues pa të drejtë vote. Një institucion ose agjenci e kualifikuar teknikisht në mbrojtjen, konservimin ose administrimin e florës dhe faunës së egër, në kategoritë e mëposhtme, dhe që ka informuar Sekretariatin për deshirën e saj për të marrë pjesë në takimin e Palëve si vëzhgues, do të pranohet pavarësisht se të paktën 1/3 e Palëve nuk është dakort:

(a) agjencitë ndërkombëtare ose institucionët, qeveritare ose joqeveritare, dhe agjencitë e institucionet kombëtare qeveritare; dhe

(b) agjencitë ose organizatat kombëtare joqeveritare të cilat janë miratuar të tilla nga Shteti ku ato ndodhen.

Sapo të pranohen, këta vëzhgues do të kenë të drejtën të marrin pjesë në takime por pa të drejtë vote.


Neni XII

Sekretariati

Pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente, duhet të krijohet Sekretariati prej Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (LTNEP). Nëse shikohet e nevojshme dhe e domosdoshme Sekretariati mund të ndihmohet nga agjenci dhe institucione ndërqeveritare ose joqeveritare kombëtare ose ndërkombëtare të kualifikuara teknikisht në mbrojtjen, konservimin dhe administrimin e florës dhe faunës së egër. Detyrat e Sekretariatit do të jenë:

(a) të përgatisë dhe organizojë takimet e Palëve;

(b) të plotësojë funksionet e caktuara atij sipas kushteve të Neneve XV dhe XVI të kësaj Konvente;

(c) të ndërmarrë studime shkencore dhe teknike në përputhje me programet e miratuara nga Konferenca e Palëve që do të ndihmojë në zbatimin e kësaj Konventë, duke përfshirë studime lidhur me standartët për përgatitjen dhe transportin e përshtatshem të ekzemplarëve të gjalle dhe menyrat për identifikimin e tyre;

(d) të studioje raportët e Paleve dhe kerkoje prej tyre informacion të metejshem, kur e shikon të nëvojshme, për të siguruar zbatimin e kësaj Konvente;

(e) të tërheqë vemendjen e Paleve për çeshtje që lidhen me qëllimet e kësaj Konvente;

(f) të publikoje periodikisht dhe shpërndaje tek Palet njoftime aktuale për Shtojcat 1, 11 dhe III se bashku me ndonjë informacion që do të lehtësoje përcaktimin e ekzemplarëve të specieve të përfshira në keto Shtojca;

(g) të përgatisi raportë vjetore për Palet për punën e tij dhe për zbatimin e kësaj Konvente dhe të tjera që mund të kerkohen nga takimet e Paleve;

(h) të rekomandoje masa për plotësimin e qëllimeve dhe kushteve të kësaj Konvente, duke përfshirë shkembimin e informacionit me natyrë shkencore ose teknike;

(i) të kryeje funksionë që mund t’i caktohen nga Palet.

  1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət