Ana səhifə

Republika e shqipërisë kuvendiligj nr. 8681, datë 11. 2000 PËr projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave


Yüklə 40.39 Kb.
tarix12.05.2016
ölçüsü40.39 Kb.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI
L I G J

Nr.8681, datë 2.11.2000
PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE

MIRËMBAJTJEN E DIGAVE DHE DAMBAVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1

Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim të ndërtojë kuadrin bazë ligjor dhe institucional, nga i cili do të rrjedhë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm që rregullon procesin e projektimit, ndërtimit, shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së digave/dambave.
Neni 2

Përkufizime
Në kuptimin e këtij ligji:

a) "Diga" është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe ujëmbledhës formues, në përbërje të një kompleksi ujor me disa qëllime si:

furnizimi me ujë për prodhimin e energjisë elektrike;

furnizimi me ujë i bujqësisë (ujitje, kultivim peshku e akuakulturë);

furnizimi me ujë i industrisë dhe nevojave komunale;

furnizimi me ujë të pijshëm të qendrave të banuara;

mbrojtja nga përmbytjet e lumenjve;

kërkesa turizmi e transporti ujor të pjesshëm.

b) "Damba" është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe depozitformues me materiale të ngurta, në përbërje të një kompleksi ose impianti industrial.

c) "Pjesë përbërëse" të digës/dambës janë trupi i digës (me mbushje ose prej betoni), elementet e papërshkrueshmërisë, nënobjektet e devijimit, zbrazjes, shkarkimit dhe marrjes së ujit për përdoruesit, konsumatorët.

ç) "Ujëmbledhës artificial" është kupa që mban ujë të mbyllur, si rrjedhojë e ndërtimit të një ose disa digave.

d) "Riparim" është punimi që kryhet në digë/dambë dhe pjesë të tjera përbërëse të saj, në rast dëmtimi ose vjetërimi të tyre.

dh) "Përmirësimi" është punimi që kryhet në digë/dambë për të shtuar aftësinë ujëmbajtëse/depozituese, si dhe rritjen cilësore të mënyrës së shfrytëzimit.

e) "Prishje" është dëmtimi ose deformimi i digës/dambës në atë shkallë sa të mos mund të mbajë ujë ose materiale të ngurta.

ë) "Aksident" është çdo situatë që krijohet, dëmtim ose keqfunksionim në digë/dambë, pa arritur në "prishje".

f) "Të tretë", janë faktorët që ndodhen në pjesën e poshtme të digës/dambës.

g) "Siguria e digës/dambës", është tërësia e masave organizative, teknike dhe financiare, që garantojnë shfrytëzimin normal të objektit, jetëgjatësinë e tij dhe moscenimin e "të tretëve" që parashikohen në fazën e projektimit, ndërtimit, shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes.
Neni 3

Fusha e veprimit
Ky ligj ka fuqi vepruese në të gjitha digat/dambat, që ndërtohen të reja ose janë në shfrytëzim, të shtrira në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Lartësia e digës/dambës të jetë mbi 15 metra.

Lartësia e digës të jetë 10 deri 15 metra kur:

- vëllimi i ujit të grumbulluar është mbi 1 hm3 (një milionë m3) ujë;

gjatësia e kurorës është mbi 500 metra.

c) Çdo digë/dambë tjetër, që nuk plotëson kushtet në pikat "a" dhe "b", përbën rrezik për të "tretët".



KREU II
ORGANET SHTETËRORE QË USHTROJNË VEPRIMTARINË E TYRE

NË FUSHËN E DIGAVE/DAMBAVE
Neni 4
A. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), si organ i Këshillit të Ministrave, ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave/dambave si vepra të një rëndësie të veçantë dhe përfaqëson shtetin shqiptar në Komisionin Ndërkombëtar të Digave të Mëdha (ICOLD).

Për realizimin e detyrave KKDM-ja ndihmohet nga Këshilli Teknik i Përhershëm i Digave si organ këshillimor i tij.

Detyrat kryesore të KKDM-së janë:

a) Mbështetja e përparimit teknik në konceptim, ndërtim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të digave/dambave, në interes të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit.

b) Plotësimi i detyrimeve teknike dhe financiare ndaj ICOLD-së.

c) Organizimi i këmbimit të të dhënave dhe të përvojës ndërmjet Komitetit Shqiptar dhe komiteteve të vendeve të tjera, ndërmjet specialistëve dhe organizatave brenda vendit dhe me analogët e tyre jashtë vendit.

ç) Nëpërmjet botimeve realizon propagandën teknike, sensibilizimin e organeve shtetërore dhe të publikut të gjerë për vlerat e shumanshme të digave/dambave, por edhe për pasojat shumë të rënda në vlerat ekonomike dhe në njerëz, në rastin e prishjes së tyre.

d) Në bashkëpunim me institucione dhe organizma të specializuar organizon dhe drejton përgatitjen e të gjithë dokumentacionit ligjor dhe teknik, që vepron për digat/dambat.

dh) Miraton projektidetë dhe projektzbatimet e digave të reja, si dhe projektet e "riparimit" dhe të "përmirësimit" të digave/dambave që janë në shfrytëzim.

e) Bën kontroll fizik dhe dokumentar, verifikues në digat/dambat gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit të tyre. Shfrytëzuesit e objekteve janë të detyruar t'u përgjigjen në kohë dhe me cilësi kërkesave të KKDM-së gjatë kontrollit.

ë) Njofton Këshillin e Ministrave për gjendjen e digave/dambave dhe jep mendim për ecurinë normale dhe përmirësimin në kohë të këtyre objekteve.

f) Miraton kriteret për dhënie licence të projektimit dhe të ndërtimit të digave e të dambave.

B. Sekretariati Kombëtar i Digave të Mëdha (SKDM), si zyrë ekzekutive e KKDM-së.

SKDM-së, vepron në ministrinë përkatëse, që ndjek veprimtarinë kontrolluese të projektimit, ndërtimit dhe shfrytëzimit të digave dhe dambave.

Ky Sekretariat ka të drejtë të ushtrojë kontroll në institucionet, që administrojnë digat dhe dambat, si dhe të përgatisë propozime të akteve ligjore dhe nënligjore në këtë fushë.

Detyrat kryesore të SKDM-së janë:

a) Përgatitja e materialeve që shqyrtohen në mbledhjet e KKDM-së.

b) Ndjekja e zbatimit të vendimeve të marra nga KKDM-ja.

c) Mbajtja e letërkëmbimeve me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

ç) Krijimi i arkivës teknike me dokumentet që përcaktohen në rregullore.

d) Administrimi i fondit të literaturës teknike që disponon KKDM-ja dhe organizimi i shpërndarjes të të dhënave pranë organizatave, ndërmarrjeve dhe individëve që kanë interes për digat dhe dambat.

dh) Përgatitja dhe botimi i "Buletinit teknik" të digave.

e) Organizimi i veprimtarive shkencore me specialistë vendas dhe të huaj.

ë) Mbledhja e të dhënave për digat/dambat dhe vërtetësimi i tyre, duke bërë edhe vizita pranë institucioneve administruese ose pranë objekteve në terren.

C. Inspektorati Teknik i Digave/dambave (ITD) është organ që ushtron kontroll gjatë ndërtimit, shfrytëzimit e mirëmbajtjes së digave. Inspektorati Teknik për digat dhe dambat është pjesë e strukturës së SKDM-së.

Struktura, numri i anëtarëve, pagat dhe shpenzimet që nevojiten për të përballuar veprimtarinë e KKDM-së, SKDM-së dhe ITD-së, si dhe mjediset e punës përcaktohen me vendime të Këshillit të Ministrave, të propozuara nga Ministria e Punëve Publike.

Shpenzimet dhe pagat që nevojiten për të mbuluar veprimtarinë e KKDM-së, SKDM-së dhe ITD-së përballohen nga Buxheti i Shtetit.
KREU III

PROJEKTIMI I DIGËS/DAMBËS
Neni 5

Projektimi i digës/dambës
A. Projektideja përmban:

a) studimet topografike, gjoelogjike, gjeologo-inxhinierike e hidrogjeologjike të zonës së ndërtimit, të kupës së ujëmbledhësit etj.;

ndikimin në mjedisin natyror dhe shoqëror;

c) karakteristikat e valës që krijohet në luginën poshtë digës/dambës, në rastin kur:

shkarkohet plota maksimale;

- bëhet shkarkim i sforcuar (plota plus zbrazja e detyruar e ujëmbledhësit);

ndodh prishja e mundshme e digës;

ç) vizatimet e punës, llogaritjet, vlera e punimeve dhe e shpronësimeve;

d) vendosja e aparaturave të dëgjimit të digës/dambës;

dh) mënyra e ndërlidhjes dhe e mbrojtjes së objektit;

e) recensat përkatëse të projektidesë.

Projektidea hartohet në jo më pak se dy zgjidhje.

B. Projektzbatimi (ekzekutiv) përmban:

a) Vizatimet, llogaritjet, vlera e punimeve dhe shpronësimeve të zgjidhjes së pranuar.

b) Relacionet:

- relacionin teknik dhe argumentimin e zgjedhjes së tipit të pranuar të digës/dambës;

- relacionin gjeognostik;

- relacionin hidrologjik;

- relacionin me karakteristikat e materialeve për ndërtimin e digës/dambës;

- relacionin me përfundimet e provave të kryera mbi formacionin që shërben si bazament i objektit dhe nënobjekteve të digës/dambës;

- planin e alarmit, të evakuimit dhe të ndihmës për përballimin e pasojave që vijnë si rezultat i situatave të përshkruara në nenin 5 shkronja A/c
Neni 6

Ndërtimi i digës/dambës
a) Fillimi i punimeve të ndërtimit të digës/dambës bëhet vetëm pasi të jetë plotësuar dokumentacioni i nevojshëm i parashikuar në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit" dhe ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën", si dhe të këtij ligji.

b) Me përfundimin e punimeve bëhet kolaudimi i objektit, në përshtatje me kërkesat e ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit".


Neni 7

Shfrytëzimi dhe mirëmbajtja
a) Shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e veprës fillon me vënien për herë të parë në ngarkesë të digës nëpërmjet mbushjes së ujëmbledhësit.

b) Në periudhën e shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes së digës/dambës kryhet edhe riparimi e përmirësimi sipas kushteve specifike.



KREU IV

PRONËSIA DHE SHFRYTËZUESI I OBJEKTIT
Neni 8

Pronësia
a) Diga/damba dhe ujëmbledhësi janë prona shtetërore, publike ose private.

b) Pronar i digës/dambës mund të jetë: një person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që plotëson kërkesat e legjislacionit në fuqi.



Neni 9

Shfrytëzuesi i objektit
Shfrytëzuesi i objektit (digës/dambës dhe ujëmbledhësit) mund të jetë:

pronari (neni 8)

përdoruesi

koncensionari

Shfrytëzuesi është përgjegjësi kryesor për sigurinë e objektit dhe për pasojat që rrjedhin nga prishja ose aksidentet e mundshme në digë/dambë.

Shfrytëzuesi i objektit:

a) shfrytëzon burimin ujor të krijuar nga diga dhe ujëmbledhësi, për qëllimin e përcaktuar në projekt. Për rastin e dambës shfrytëzon mundësinë depozituese të krijuar nga damba për mbajtjen e mbetjeve industriale dhe moslejimin e largimit të tyre në mënyrë të pakontrolluar;

b) mirëmban objektin sipas kërkesave teknike që dalin nga rregulloret dhe udhëzuesit, miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe KKDM-ja;

c) mbulon të gjitha shpenzimet që lidhen me shfrytëzimin, mirëmbajtjen, riparimin, përmirësimin dhe gjithë veprimtaritë që lidhen me sigurimin e digës/dambës dhe të të tretëve;

ç) kompenson totalisht humbjet që pësojnë të tretët, kur ato e kanë origjinën nga diga/damba dhe

d) në rastin kur dëmet shkaktohen nga forca madhore, pamundësisht të parashikueshme në projekt, në kompensimin e humbjeve merr pjesë edhe shteti;

dh) informon dikasterin përkatës që mbulon destinacionin e digës/dambës, jo më pak se dy herë në vit, për sjelljen e objektit dhe çdo ngjarje që lidhet me sigurinë e tij.


Neni 10

Kontrolli i sigurisë së digës/dambës
A. Kontrolli i sigurisë së digës/dambës, pavarësisht nga pronësia, kryhet nga shteti nëpërmjet KKDM-së dhe ITD-së.

B. Kontrolli i sigurisë së digës/dambës ushtrohet gjatë projektimit, ndërtimit, shfrytëzimit e mirëmbajtjes.

Ai synon:

të verifikojë zbatimin e ligjshmërisë;

të zbulojë të metat e mundshme në digë/dambë;

c) të vlerësojë situatat e vështira që mbartin rreziqe për sigurinë e objektit;

ç) sipas rastit, të rekomandojë masa për riparimin e mangësive të konstatuara, shmagien e situatave të vështira dhe të kërkojë në kohë realizimin e tyre.

C. Organet që ushtrojnë kontroll në diga/damba janë:

a) dikasteri ose organi që mbulon qëllimin e objektit për të cilin është ndërtuar diga/damba;

b) Inspektorati Teknik i Digave/dambave (ITD).

Ç. Dikasteri ose organi që mbulon destinacionin e objektit dhe Inspektorati Teknik, brenda muajit mars të çdo viti, njoftojnë KKDM-në për rezultatet e kontrollit të kryer nga ana e tyre. Në rastin e situatave të jashtëzakonshme të dhënat jepen menjëherë.
Neni 11

Sanksione
Përveç detyrimeve që përmbajnë këto dispozita, shkelje dhe kryerje të veprimeve të kundërligjshme të cilat përbëjnë kundërvajtje në fushën e digave/dambave dënohen me gjobë:

për nenin 6 me shumën 500 000 lekë

për nenet 5 dhe 9 me shumën 100 000 lekë.

Gjobat vendosen nga Kryetari i Inspektoratit Teknik të Digave/dambave.


Neni 12
Kundër vendimit të marrë nga Inspektorati Teknik i Digave/dambave mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve pranë KKDM-së, i cili duhet të shprehet brenda 10 ditëve.

Procedurat për vënien e vjeljen e gjobave rregullohen nga ligji nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

Gjobat paguhen në zyrën e financës së organit të kontrollit.
Neni 13
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e neneve 4 dhe 9 të këtij ligji.
Neni 14

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.



K RY E T A R I

Skënder Gjinushi


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət