Ana səhifə

Gjykata e apelit


Yüklə 18.29 Kb.
tarix09.05.2016
ölçüsü18.29 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË

Nr. 1212 Regj. Themeltar

Nr. 1175 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS
Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej :
KRYESUES : TOM NDRECA

ANËTAR : FATOS QATO

ANËTAR : ASTRIT HAXHIALUSHI
Asistuar nga sekretare gjyqesore Klodiana Kryeziu, sot më datë 16.11.2012, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, si gjykatë e shkallës së dytë, çështjen penale që i përket:
TE PANDEHURVE: 1- Zejnel Meçe - i biri i Xheladinit dhe i

Razijes , i dtl.09/01/0976 lindur e banues ne Kukes, i papune, i denuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare,


I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes” te

kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni



134/2 të Kodit Penal.

2-Gezim Buqa - i biri i Zek dhe i Shefikes , i

dtl.14/03/1992, lindur ne e banues ne Suareke,

Kosove, i papune, i padenuar me pare, me

shtetesi e kombesi shqiptare,


I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”

te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni



134/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr.858, date 29.05.2012 ka vendosur si vijon:
1 - Te deklaroje fajtor te pandehurin Zejnel Meçe per vepren penale te “Vjedhjes” e kryer ne bashkepunim, e ne baze te nenit 134/2 te K.Penal e denon me 1 ( nje ) vit e 6 ( gjashte ) muaj burgim.

-Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale te pandehurit Zejnel Meçe i ulet 1/3 e denimit, duke u denuar perfundimisht me 1 ( nje) vit burgim.

-Vuajtja e denimit per te pandehurin Zejnel Meçe, fillon nga data 07/01/2012, dita e arrestimit ne flagrance.

-Vuajtja e denimit per te pandehurin Zejnel Meçe do kryhet ne nje nga burgjet e sigurise se zakonshme.


2 - Te deklaroje fajtor te pandehurin Gezim Buqa, per vepren penale te “Vjedhjes” e kryer ne bashkepunim, e ne baze te nenit 134/2 te K.Penal e denon me 1 ( nje ) vit burgim.

Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale te pandehurit Gezim Buqa i ulet 1/3 e denimit, duke u denuar perfundimisht me 8 ( tete ) muaj burgim.

Vuajtja e denimit per te pandehurin Gezim Buqa , fillon nga data 07/01/2012, dita e arrestimit ne flagrance.

Vuajtja e denimit per te pandehurin Gezim Buqa do kryhet ne nje nga burgjet e sigurise se zakonshme.



1-Provat materiale te sekuestruara te kalojne ne favor te shtetit:

- 5 ( pese) cope celesa per hapjen e automjeteve;

-Nje pale doreza me ngjyre te zeze;

-Kasetofon i markes JVC dhe koke kasetofoni;

-Kasetofon i markes “Sony”, me ngjyre gri ne te zeze dhe koke kasetofoni me ngjyre te zeze;

-Provat materiale te sekuestruara ti kthehen te pandehurit Zejnel Meçe:

-Telefon ‘Nokia’ me ngjyre te zeze;

-Automjeti me targe AA 169 BM

2-Provat material te sekuestruara te kalojne ne favor te shtetit:

-Nje pale pinca prerese me doreza te kuqe me mbishkrimin “Diamond”;

-Celes automjeti dhe celes banese;

-Pult kasetofoni ngjyre te zeze;



-Prova materiale e sekuestruara ti kthehet te pandehurit Gezim Buqa:

-Telefoni tip “Nokia”, me ngjyre blu.

-Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehurve ne menyre solidare.


Kunder vendimit ka bere ankim vetem i pandehuri Zejnel Mece, i cili kerkon ndryshimin e vendimit Nr.858, date 29.05.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duke mos parashtruar ndonje shkak per ndryshimin e vendimit me arsyetimin se shkaqet do ti paraqesi ne séance gjyqesore pasie nuk eshte njohur me vendimin e gjykates.
GJYKATA E APELIT TIRANE

Pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga gjyqtari Tom Ndreca, pasi degjoi prokurorin Dritan Peka qe kerkoj te vendoset mospranimi i ankimit ndaj vendimit penal,pasi administroi kerkesen e paraqitur ne Kryesekretarine e Gjykates nga avokati Skender Allmeta me Nr.2081 Prot, dt.25.09.2012 per heqje dore nga ankimi, si dhe pasi analizoi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi



VEREN

Me vendimin penal Nr.858,date 29.05.2012 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur: Deklarimin fajtor te pandehurit Zejnel Meçe per vepren penale te “Vjedhjes” e kryer ne bashkepunim, e ne baze te nenit 134/2 te K.Penal e denon te pandehurin Perfundimisht me 1 ( nje ) vit burgim. Deklarimin fajtor te pandehurin Gezim Buqa, per vepren penale te “Vjedhjes” e kryer ne bashkepunim, e ne baze te nenit 134/2 te K.Penal e denon perfundimisht 8 ( tete ) muaj burgim.

Ndaj vendimit te mesiperm ka bere ankim vetem i pandehuri Zejnel Meci duke kerkuar ndryshimin e vendimit Nr.858, date 29.05.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Gjate shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes ne Gjykaten e Apelit Tirane ne Kryesekretarine e Gjykates ishte paraqitur nje kerkese me Nr.2081 Prot, dt.25.09.2012 per heqje dore nga ankimi kunder vendimit penal Nr.858 date 29.05.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane

a

Ky kerkim i te pandehurit per heqjen dore nga ankimi gjen mbeshtetje ne Urdherimet e nenit 418 paragrfi i dyte dhe i trete te K.Pr.Penal ku parashikohet se:


I pandehuri dhe palet private mund te heqin dore nga ankimi dhe nepermjet mbrojtesit ose perfaqsuesit. Deklarata per heqjen dore paraqitet ne format dhe menyrat e parashikuara per paraqitjen e ankimit sipas rastit ne gjykaten qe ka dhene vendimin ose ne gjykatat qe shqyrtohet ankimi.”

Meqenese çeshtja eshte per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit dhe i pandehuri qe ka bere ankim ka deklaruar me shkrim se heq dore nga ankimi duhet te vendoset mospranim i ankimit.


Ne kete rrethana ndodhemi perpara kerkesave e nenit 420 pika 1 germa “ç” te K.Pr.Penale qe parashikon mospranim ankimit, kur eshte hequr dore nga ankimi .


PER KETO ARSYE
Gjykata e Apelit ne baze te neni 420 pika 1 germa “ç” K.Pr.Penale

V E N D O S I
Mospranimin e ankimit te bere kunder vendimit penal Nr.858,date 29.05.2012 qe i perket te pandehurit Zejnel Mece, i cili ka bere ankim ndaj tij per shkak se hoqi dore nga ankimi.

Tirane 16.11.2012
ANETAR ANETAR KRYESUES

Fatos QATO Astrit HAXHIALUSHI Tom NDRECA

d.v d.v d.v

Vertetohet njesia me origjinalin

KANCELAR/Altin GJANA/


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©anasahife.org 2016
rəhbərliyinə müraciət